Gostivar, për tre vite shtatë persona e kanë humbur jetën në ujërat e lumit “Vardar”

Gostivar, për tre vite shtatë persona e kanë humbur jetën në ujërat e lumit “Vardar”

Për më pak se tre vite në ujërat e lumit “Vardar” në Gostivar, jetën e kanë humbur 7 persona. Gjatë 2018 – tës ishin dy persona të gjinisë femërore që humbën jetën në “Vardar”. Rasti i parë u shënua në muajin nëntor, ku një 17 vjeçare nga fshati Zdunjë ra në lum dhe trupi i saj u gjet pa shenja jete pas disa orë kërkimi. Një muaj më vonë, respektivisht në dhjetor të po të njejtit vit, humbi jetën një grua 74 vjeçare e cila ra në “Vardar” në afërsi të marketit “Montenegro”.

Gjatë vitit 2019 – të tragjikisht përfunduan në ujërat e “Vardarit” tre persona. Rasti i parë u shënua në muajin shkurt kur një 68 vjeçar nga Balindolli u raportua i zhdukur, ndërsa pas disa orësh, ai u gjet pa shenja jete në lum. Një muaj më vonë, një 20 vjeçar, poashtu nga Balindolli i komunitetit rom, u humb në ujërat e “Vardarit”. Edhe trupi i tij më vonë u nxorrë i pajetë nga lumi. Pas dy muajsh, konkretisht në maj të 2019 – tës, ishte një 68 vjeçar nga fshati Çajlë që humbi jetën në ujërat e “Vardarit”.

Dy rastet e fundit të shënuara gjatë 2020 – tës, ndodhën ditë më parë. Ishte një 20 vjeçare nga Gostivari e cila ra në lum dhe nga aty u nxorrë pa shenja jete. Në tentim për të ndihmuar 20 vjeçaren, jetën e humbi edhe një burrë i moshës 45 vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *