Gostivar, përkujtohet Israja dhe Miraxhi

Gostivar, përkujtohet Israja dhe Miraxhi

Nën organizim të Myftinisë së Gostivar, në Xahminë e Sahatit në Gostivar, u oganizuar një program fetar i cili iu kushtua ndodhisë së mrekullueshme të Israsë dhe Miraxhit të Hz. Muhammedit (a.s), nga Meka në Kudsi Sherif dhe prej aty, drejt lartësive qiellore. Programi ka nisur me ilahi të interpretuara nga Kori i Muftinisë së Gostivarit.

Muftiu i Gostivarit H. Sabahudin ef. Zendeli, ka bërë thirrje që muslimanët të praktikojnë me përpikmëri detajet e kësaj ngjarjeje të shënuar, për të kuptuar se Islami është feja që e merr për dore njeriun për ta nxjerrë nga errësira në dritë, nga padituria në dije, nga dobësia në forcë, nga egoizmi në altruizëm, nga arroganca në mëshirë.

“Adhurimi i Zotit ashtu siç Ai e meriton, lidhshmëria shpirtërore e që është namazi pesëkohësh, arsimimi dhe dituria profesionale nga gjeneratat e ndryshme, ngritja e vetëdijes së lartë nga gjinia njerëzore janë disa nga mesazhet e kësaj nate”, tha mes tjerash Muftiu I BFI të Gostivarit, H. Sabahudin ef. Zendeli.

Nën udhëheqjen e referentit fetaro-arsimor, Hfz. Jusuf ef. Xheladini, ky program në numër të jashtëzakonshëm të prezencës së xhematit dhe zyrtarëve të lartë nga vendi, kaloi në harmoni të plotë, duke përcjellë porosinë e kësaj nate se “Namazi është Mi’raxhi i besimtarit”. Ndryshe, Israja dhe Miraxhi është një ndër ngjarjet më të shënuara në jetën e të Dërguarit të All-llahut, për të cilën bëjnë fjalë edhe ajete të shumta në suren “El-Isra” dhe në suren “En Nexhm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *