Gostivar, përurohet çerdhja e re “Dielli” në fshatin Banjicë e Poshtme

Gostivar, përurohet çerdhja e re “Dielli” në fshatin Banjicë e Poshtme

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në kabinetin e tij ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpanska. Ky takim ka ardhur me rastin e hapjes së çerdhes më të re në Gostivar, atë në fshatin Banjicë e Poshtme me kapacitet mbi 60 fëmijë. Gjatë ceremonisë zyrtare, ministrja Shahpanska dhe kryetari Taravari sqaruan se në këtë objekt për edukim parashkollor, do të pranohen fëmijë nga mosha 2 deri 6 vjeç. Objekti i ri me emrin “Dielli”, do të funksionojë në kaudër të Institutit të Çerdheve Publike “Gëzimi Fëmijëror” të Gostivarit.

“Ndjejë kënaqësi që së bashku me kryetarin Taravari marrim pjesë në hapjen e objektit “Dielli”, pjesë e çerdheve “Gëzimi Fëmijëror” në Gostivar. Te ky objekt i cili ndodhet në fshatin Banjicë e Poshtme, do të vendosen rreth 60 fëmijë të moshave nga 2 deri 6 vjeç, të ndarë në tre grupe. Kënaqësia është e madhe pasi gjatë hapjes së objekteve të këtilla mundësohet vendosja e sigurtë të më të vegjëlve, pra fëmijëve të moshave parashkollore në qendra edukative-arsimore. Këto objekte mundësojnë ndërtim psiko-emocial dhe kapacitet të shëndoshë të presonalitetit që nga mosha e tyre e vogël, që pastaj më lehtë të mund të futen në procesin arsimor. Periudhën e kaluar, nga viti 2017-të, kemi hapur 49 objekte për edukim të hershëm fëmijëror, me çka numri i këtyre objekteve shkon në 711. Në 49 objektet e reja, janë vendosur 3.193 fëmijë. Ministria e PPS do të vazhdojë me dinamikën e njetë”, tha ministrja Shahpanska.

Kretari i Komunës së Gostivarit Arben taravari, bëri të ditur se nga fillimi i mandatit të tij, kjo ka qenë qendra e pesë që hapet për edukim të hershëm për fëmijët, dhe parlajmëroi edhe dy për vitin e ardhshëm. Kryetari Taravari dhe ministrja Shahpanska kanë biseduar edhe për hapjen e një Qendre për fëmijë me nevoja ndryshe në Gostivar dhe Qendër për Autizëm. Ato do të vendosen te objekti i ish kolegjit “Jahja Kemal”, i cili zyratisht nga sot ka kaluar në pronësi të Komunës së Gostivarit.

Ky investim nga Komuna e Gostivari dhe MPPS arrinë vlerën e mbi 100.000 euro.

Për shkak të situatës aktuale të ballafaqimit me pandeminë Covid – 19, kryetari Taravari dhe ministrja Shahpanska, u bënë apel punëtorëve të çerdheve dhe prindërve që sjellin fëmijët e tyre në këto institucione, të respektojnë rekomandimet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së virusit Covid – 19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *