Gostivar: Policët në aksion për dhurimin e gjakut

Gostivar: Policët në aksion për dhurimin e gjakut

Policia e Gostivarit për çdo vitë i është përgjigjur kërkesës së Kryqit të Kuq, dega Gostivar, për dhurimin e gjakut në ndihmë të atyre personave që kanë nevojë për këtë lëng që shpëton jetë.

Janë rreth 30 efektivë policor dhe punonjës civilë të Policisë së Gostivarit që kanë dhuruar gjak, duke iu përgjigjur këtij sensibilizimi. Ata janë kampion në nivel Republikan bile si dhurues më të mëdhejnë të gjakut, këtë e thonë edhe nga Kryqi i Kuq i Gostivarit të cilët janë organizatorë të këtij aksioni së bashku edhe me Qendrën Rajonale të transfuzionit në Gostivar.

Ndërsa koordinatori Igor Jovanovski pranë SP-Gostivar, thotë se gjatë vitit 2014-të janë dhuruar diku rreth 120 njësi gjaku. Ky vit shpreson që të jetë edhe më i suksesshëm. koordinatori Igor Jovanovski pranë SP-Gostivar Kjo është hera e tretë për vitin 2015 që policët e Gostivarit dhurojnë gjak. Vitin e kaluar nga policia e Gostivarit gjithsejt u grumbulluan 170 njësi gjaku./TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *