SHKA “Lulet e Malësisë” , ka organizuar një program folklorik për nder të 13-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Nën tingujt e muzikës së zgjedhur, artistët kujtuan dhe nderuan gjithë dëshmorët e kombit.
Në programin e mbajtur në konakun e Negzim Azizit në Gostivar , kryetari i shoqërisë kulturore artistike “Lulet e Malësisë”, Luan Veliu përshendeti dhe falenderoi të pranishmit për pjesemarrje.
Në këtë organizim ishin të pranishëm personalitete të shquara të jetës publike, kontribues të pashoq të çështjes kombëtare.