Gostivar, prezentohen produktet më të reja të kompanisë Hik Vision

Gostivar, prezentohen produktet më të reja të kompanisë Hik Vision

Në Gostivar u prezentuan sot llojet e reja të kamerave termike, respektivisht paisjet më të reja për matje të temperaturës dhe detektim të personave që nuk mbajnë maska. Paisjet e reja i posedon digital satelit shop “Nafi dhe Beko”.

Aty sot veç tjerash u bë prezentimi i sistemeve mbrojtëse të ambienteve shtëpiake dhe afarisitre të një teknologjie të fjalës së fundit. Prezentimi i kamerave dhe alarmeve të sigurisë u bë nga kompania “Sectron”, partner i “Nafi dhe Beko”, e cila është distributor gjeneral në vendin tonë i prodhimeve të kompanisë me renome botërore “Hik Vision”.

Toni Trifunoski nga “Sectron”, tha se mesin e paisjeve mbrojtëse ndodhen edhe kamerat termike të cilat mundësojnë matjen e temperaturës trupore dhe detektimin e personave të cilët nuk mbajnë maska mbrojtëse, paisje këto mjaftë të nevojshme sot për çdo institucion publik dhe privat për shkak të pandemisë.

“Sot, në këtë ngjarje bëjmë prezentim për klientët e pratnerit tonë ku ata do të mund të njoftohen me arritjet e fundit teknologjike të sistemeve mbrojtëse. Nuk është diçka klasike, siç ndodh te ne shpesh vetëm vendosja e video-mbykqyrjeve, por këtu mund të shihni funksionimin dhe mundësitë shtesë mbi sigurinë që i oforjmë për mbrojtje teknike të objekteve. Duke pasur parasyshë edhe ndodhitë e fundit me Covid 19, në automjetin prezentues, mund të njoftoheni edhe me trendin më të ri të kamerave termike të cilat mundësojnë matje, detektim të disa protokolleve të cilat janë për rritje të mbrojtjes për sigurinë e shëndetit publik. Këtu kemi kamera termike dhe terminale termike të cilat tregojnë temperaturën me siguri diku rreth plus – minus 0,5 gradë dhe detektim automatik nëse në vende të veçanta mbahet ose jo maska mbrojtëse” , tha Trifunovski.

Sistemet e tejra të mbykqyrjes ishin paisje teknike për mbrojtje, qasje në kontrollë, sisteme për sulme dhe vjedhje dhe video-fona, por me një nivej tjetër të sigurisë. Fejzulla Sherifi nga “Nafi dhe Beko”, tha se partneriteti i tyre me “Sektron” është i ri dhe të gjitha paisjet mbrojtëse që u preznetuan sot, në të ardhmen do të gjenden në shitoren e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *