Prokuroria Themelore Publike – Gostivar, ka propozuar 4 urdhër – dënime, kundër 4 personave, të akuzuar për veprën penale “Mosveprim sipas rekomandimeve shëndetësore gjatë kohës së pandemisë” , që është e dënueshme sipas Nenit 206 Paragrafi 1 nga Kodi Penal.
Njëri prej tyre është nga fshati Vrapçisht dhe akuzohet se është kapur duke shërbyer klientët në çajtoren e tij.
Tre personat e tjerë janë nga Gostivari dhe akuzohen se nuk kanë respektuar orën policore.
Për gjithë të akuzuarit, Prokuroria e Gostivarit kërkon t’u shënohet dënim në të holla prej 100 ditë pune.