Gostivar, pronarët kundërshtojnë reduktimin e orarit të punës në objektet gastronomike

Gostivar, pronarët kundërshtojnë reduktimin e orarit të punës në objektet gastronomike

Gastronomët nga Gostivari kanë frikë se vendimi i shtetit për të zvogëluar orët e punës në objektet gastronomike do të zvogëlojë edhe më qarkullimin e tyre tashmë të ulët. Tani ata i bëjnë thirrje shtetit të mos nisë ri-mbyllje eventuale të veprimtarisë së tyre. Thonë se do të jetë katastrofike për biznesin e tyre, i cili tashmë po vuan dëm të madh për shkak të krizës.

Me propozimin e fundit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, ato duhet të mbarojnë me punë në ora 21:00 në vend të 23:00 siç ishte më parë. Ata ankohen se kanë qenë biznesi më i goditur ekonomikisht nga pandemia Covid 19, dhe nëse sërish u reduktohet orari I punës, druajnë se nuk do të mund ti mbulojnë harxhimet dhe do të duhet t’u vendosin çelës bizneseve.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot me propozim të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse vendosi të ketë kufizime shtesë për kafenetë dhe objektet gastronomike. Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në Gostivar numri i të papunëve u rrit me 3.200 persona, duke e çuar në total numin e të papunëve në 10.000. Numri më i madh i tyre vijnë nga sektori i gastronomisë dhe tekstilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *