Gostivar, propozohen 58 dënime brenda muajit për mosrespektimin e masave kundër virusit korona

Gostivar, propozohen 58 dënime brenda muajit për mosrespektimin e masave kundër virusit korona

Për një muaj Prokuroria ka propozuar 58 dënime ndaj po aq personave në Gostivar për mosrespektimin e masave kundër virusit korona. Shtatë nga këto raste janë për pronar lokalesh, të cilët janë hasur të hapur dhe kanë shërbyer qytetarë, prej të cilëve 5 në Gostivar dhe dy në Komunën e Vrapçishtit. Në një rast kërkohet dënim për një banorë nga Çegrani i cili nuk e ka respektuar vetë – izolimin 14 ditor dhe ka shëtitur nëpër fshat. Të gjitha rastet e tjera kanë të bëjnë me shkelje të orës policore.

Shumica e dënimeve janë në vlerë rreth 2 mijë euro, por ka raste ku dënimet janë edhe më pak se 1 mijë euro, si dhe dënime deri 5 mijë euro.

Nëse për të gjitha këto raste do të sillet dënim, vlera total e gjobës do të arrijë mbi 100 mijë euro.

Rastet i referohen periudhës kohore nga 16 mars, kur u shënua shkelja e parë e orës policore nga një banorë i Gostivarit e deri me 17 prill. Gjatë muajt mars kishte në total 26 shkelje, kurse nga fillimi i këtij muaji janë konstatuar 32 shkelje të rekomandimeve të vendosura nga shteti si masë parandaluese kundër përhapjes së virusit korona.

Periudhës që i referohemi 15 ditë kanë qenë pa shkelje të masave, që i bie se 58 shkeljet kanë ndodhur bernda 18 ditësh, ose mestaratisht nga tre raste në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *