Gostivar, sërish marsh protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Gostivar, sërish marsh protestues kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Tifo-grupi “Kastriotët” kanë njoftuar se të premten sërish do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

“Ju njoftojmë se ditën e premte në ora 19:00 sërish do të protestojmë kundër shtrenjtimit të rrymës! Marshi protestues do të fillojë nga Pallati i Kulturës, do të kalojë përmes ELEM-it dhe do të përfundojë para objektit të EVN-së! Lusim çdo qytetar të na bashkëngjitet në këtë protestë masive kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në kohë pandemie!”, thuhet në njoftimin e “Kastriotëve” të Gostivarit.

Ndryshe, protesta e së premtes do të jetë e katërta me radhë që po zhvillohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Gostivar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *