Gostivar, shqiptohen 52 gjoba për mosmbajtje të maskës

Gostivar, shqiptohen 52 gjoba për mosmbajtje të maskës

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (05.01./06.01.) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse, gjithsej për 104 persona (TE-52 dhe GV-52) janë përgatitur urdhër pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 nga Dekreti përkatës i qeverisë.

Në këtë periudhë, nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në rajonin Tetovë-Gostivar, janë përgatitë vendime të reja për izolim për 9 persona (TE) dhe 7 persona (GV), kurse janë kryer kontrolle ndaj 322 personave (TE-208 dhe GV-114) me vendime të tilla dhe nuk u konstatua mosrespektimi i vendimeve.

Gjithashtu nga Inspektorati Shtetërorë i Tregut është mbyllur një objekt hotelerik për shkak të mosrespektimit të orarit të punës, gjegjësishtë ka punuar pas orës 18.00, me ç’rast ka kryer vepër penale “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *