Gostivar, Shtabi i emergjencave mbajti mbledhjen e XVIII

Gostivar, Shtabi i emergjencave mbajti mbledhjen e XVIII

Gjatë 24 orëve të fundit epidemiologët kanë zbuluar një rast të ri me korona virus në rajonin e Gostivarit. Nga testimet e fundit ka rezultuar që një person nga Komuna e Vrapçishtit është pozitiv duke çuar kështu në 30 numrin e të infektuarve në rajonin e Gostivarit. Sipas informatave të shtabit ndër-komunal të krizës në Komunën e Gostivarit janë 14 raste aktive, në Komunën e Vrapçishtit 13 dhe në Mavrovë – Rostushe 3 raste aktive. Në mledhjen e 18 të shtabit, kryetari Arben Taravari theksoi se situata në Gostivar vazhdon të mbetet stabile me pandeminë nga Covid 19. Ai tha se edhe përskaj situatës stabile, qytetarët duhet të vazhdojnë me respektimin e rekomandimeve.

Kryetari Taravri sqaroi se ekipet mobile në Gostivar vazhdimisht janë në terren dhe bëjnë kontrolle se sa masat respektohen nga qytetarët dhe kafeteritë.

Taravari tha se shteti i Maqedonisë së Veriut ka dështuar me menaxhimin e pandemisë. Sipas tij, kjo konstatohet nga institucione ndërkombëtare relevante.

Ndryshe, në të tria Komunat në rajonin e Gostivarit që nga fillimi i pandemisë janë kryer 474 teste prej të cilave 51 persona kanë rezultuar pozitiv në Kovid-19. Prej tyre, 24 janë në Gostivar, 22 në Vrapçishtë dhe 5 në Mavrov dhe Rostushë. Si pasoj e infektimit me Kovid-19, kanë ndërruar jetë tre persona, ndërsa janë shëruar 18 pacient.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *