Gostivar, sot numër rekord të të shëruarve nga Covid 19

Gostivar, sot numër rekord të të shëruarve nga Covid 19

Pas një periudhe të gjatë stabiliteti, dy ditët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në Gostivar është rritur dukshëm. Megjithatë edhe numri i të shëruarve shënon rekorde. Për dy ditë u zbuluan 47 raste të reja, por 63 është numri i të shëruarve, pjesa më e madhe apo 57 brenda 24 orëve të fundit. Në trajtim spitalor janë 16 pacientë. Enes Memeti, mjek infektolog theksoi se gjendja e pacientëve të hospitalizuar është stablie dhe vetëm dy pranojnë kohë pas kohe terapi me oksigjen.

“Momentalisht në Repartin Infektiv në Gostivar janë të hospitalizuar 16 pacientë, dy prej të cilëve janë të vendosur në oksigjeno-terapi por jo të rregullt, periodikisht u vendoset terapi me oksigjen. Pjesa tjetër mund të themi se relativisht kanë gjendje të rëndë. Në bazë të inçizimeve që kemi bërë vërehet një rritje e pneumonive virale që me një terapi pak më ndryshe me “Ceftazidin”, kam vërejtur një mjekim të jashtëzakonshëm te pacientët”, deklaron Enes Memeti, mjek infektolog.

Rritjen e numrit të të infektuarve Memeti e lidh me ndryshimet kilmatike. Sa u takon varianteve të tjera të virusit, në Gostivar nuk është zbuluar asnjë rast i llojit britanik ose i atij afrikano – jugor.

“Shumica janë të moshës më të vjetër, por kemi edhe pacientë të rinjë në moshë. Mendoj se rritja e nurmit të të infektuarve të rinj ka ardhur sipasojë e ndryshimit të kushteve klimatike, por edhe për shkak të vetë mutacionit të virusit. Në aspektin shkencorë një virus nuk mund të mbijetojë një vit, pas një viti ai patjetër të pësojë mutacion. Tani ne dyshojmë për formën britanike, jugo-afrikane, braziliane, që mund të përhapene dhe në vendin tonë. Por, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në Gostivar nuk ka formë të llojit britanik”, thotë infektologu Memeti.

Pas dy ditësh bëhet një vit nga rasti i parë i zbuluar me koronavirus në Gostivar. Nga atëherë ka pasur rreth 3.900 pacientë të infektuar, ndërsa 172 është numri i personave që humbën betejën nga kjo sëmundje. Raste aktive aktualisht ka 145.

“Brenda një viti në repartin tonë, në ambulancë janë trajtuar 2.808 pacientë, kurse të hospitalizuar që kanë qenë, ka pasur afërsisht 700 pacientë. Prej tyre, në Gostivar ka pasur 172 vdekje dhe e them me plotë përgjegjësi se shumica e tyre nuk kanë qenë pacientë që na kanë ekzituar te ne në repart, por kanë qenë pacientë që kanë ekzituar nëpër Qendrat Klinike në Shkup”, sqaron Memeti.

Memeti nënvizon se me hapjen e spitalit modular do të krijohen kushte të mira për trajtimin e pacientëve, një objekt ku do të mund të trajtohen deri 35 pacientë. Ai apelon tek qytetarët që të paraqiten me kohë tek mjeku amë, menjëherë pasi të shfaqen shenjat e para dhe tu drejtohen institucioneve mjeksore sepse kjo situatë nuk është për tu nënçmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *