Gostivar, subvencionimi i klubeve sportive përplasi këshilltarët e shumicës mes veti

Gostivar, subvencionimi i klubeve sportive përplasi këshilltarët e shumicës mes veti

Subvencionimi i klubeve sportive ka përplasur mes veti këshilltarët e ASH-së të cilët përbëjnë shumicën në Këshillin komunal të Gostivarit. Subvencionimi me nga dy milion denarë të klubit të futbollit dhe basketbollit, ishte e papranueshme për këshilltarin Mirtezan Selimi, i cili nuk i mbështeti këto pika. Nëse klubi i futbollit është shitur, pse duhet ta subvencionojmë, pyeti këshilltarin Selimi. Ai pyeti poashtu pse klubit të Vardarit nga Forina nuk i ndahen mjete sikurse Gostivarit, kurse të dy klubet garojnë në të njejtën ligë.

Selimi vërejtje kishte edhe për klubin e basketit se pse duhet të subvencionohet kur ka sponzorë privat si klub.

Reagim pati edhe nga këshilltari Kashmir Saliu nga Forcat Demokratike Rome. Do ti përkrah subvencionimet, tha ai, por shtoi se kjo i ngjanë sikur Komuna është shndërruar në shoqatë humanitare.

Njomza Shaqiri, këshilltare nga ASH duke iu përgjigjur kolegut Selimi, tha se çdo komunë ndanë mjete për sport, prandaj duhet të subvencionohen. 49 % tha ajo komuna i ka aksionet e klubit, prandaj edhe duhet ta financojmë. Sipas saj, klubi në vit karxhon nga 140 mijë euro. .

Këshilltarja Shaqiri, i replikoi edhe këshilltarit Kashmir Saliu. Tha se për qendrën e resurseve rome, nga buxheti i komunës janë ndarë një milion denarë, aq sa janë kërkuar.

Pas polemikave mes këshilltarëve, subvencionimi i klubeve sportive kaloi me shumicë votsh. Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që në Këshill shprehen pakënaqësi kur kërkohet subvencionimi i këtyre dy klubeve. Këshilli miratoi edhe subvencionimin e dy ndërmarrjeve publike, atë “Rinia” dhe “Parkingjet dhe gjelbërime”, të parën me dy dhe të dytën me 2,5 milion denarë. 5.000 mijë euro Këshilli i miratoi ti ndahene dhe famijes Aliji të cilës para do kohe iu dogj shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *