Për shkak të një mosmarrëveshje për një vend-parkim, në Gostivar ka ndodhur sulm fizik, njoftojnë nga policia.
“S.N. 34 vjeçar nga Gostivar ka denoncuar se në një vend-parkim para një objekti shitës në bulevardin “Goce Dellçev” në Gostivar, për shkak të mosmarrëveshjes në komunikacion, është sulmuar fizikisht nga dy persona”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Merren masa për zbardhjen e rasti i cili ka ndodhur pasditën e të shtunës.