Gostivar, u hap “panairi i shtëpisë” i Hobby Center “Ako Gradba”

Gostivar, u hap “panairi i shtëpisë” i Hobby Center “Ako Gradba”

Hobi qendra “Ako Gradba” në Gostivar ka çelur zyrtarisht panairin e shitjes i cili do të zgjasë deri të mërkurën e javës së ardhshme. I titulluar “Panairi i shtëpisë”, aty ofrohen vegla të lloj-llojshme pune me zbritje ekskluzive. Panairi ka tërhequr vëmendjen e shumë konsumatorëve që në ditën e parë, ndërsa të kënaqur me vizitorët shprehen edhe partnerët e “Ako Gradba”. Marjan Stojkosvki, përfaqësues i markave “Metabo” dhe “Rem Power”, ka ftuar qytetarët ta vizitojnë panairin, pasi siç ai u shpreh, aty gjithkush do të gjenë diçka që i nevojitet.

“Për herë të parë, në objektin e ri të partnerit tanë “Ako Gradba” po marrim pjesë në këtë panair. Si bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të firmave “Metabo”, “RemPower” dhe të tjera, kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyeshëm të cilin shpresoj shumë ta vazhdojmë gjithmonë në këtë mënyrë të suksesshme. Ju presim që të na vizitoni gjatë këtij panairi”.

Goran Terziski, përfaqësues i “Karmen”, uron që çdo konsumatorë të dale I kënaqur pas vizitës të këtij panairi.

“Sot për ne është kënaqësi që jemi prezent në panairin e organizuar nga “Hobi Qendra – Ako Gradba”. Ne si kompani e mjeteve të punës “Bau Qendra Karmen” kemi një bashkëpunim shumë vjeçar me këtë qendër. Ne po reklamojme produktet tona, të cilat gjithmonë kanë gjetur vend në “Ako Gradba” dhe uroj në bashkëpunim të sukseshëm dhe më tutje. I ftoj poashtu qytetarët të vinë dhe të na vizitojnë në këtë panair i cili do te zgjas deri në javën e ardhshme”.

Kosumatorët shprehen të kënaqur me çmimet dhe produktet e ekspozuara në panair, i cili thonë ata, ka ndër ofertat më të mira në treg për vegla pune.

Ndryshe, panairi zhvillohet në kushte të veçanta që mos vijë deri te përhapja e pandemisë, për çka pronarët kishin ndërmarrë me kohë të gjitha masat mbrojtëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *