Gostivar: U mbajt ekspozita “Face”. 30 portrete njerëzish në Galerinë “KULT”

Gostivar: U mbajt ekspozita “Face”. 30 portrete njerëzish në Galerinë “KULT”

Të shtunën në mbrëmje, në Galerin “Kult” në Gostivar, në një mjedis intelektualësh dhe artistësh, u çel ekspozita personale e arstistit nga Shqipria Fate Velaj. Ekspozita e titulluar “Face”, përmbante një set fotografik me 30 portrete njerëzish, me fëmijë, të rritur dhe pleq, të varfër, të shtresës së mesme, njerëz të rëndomtë dhe disa personazhe të njohur. Autori Velaj thotë se ekspozita e tij në Gostivar nuk ka qenë e reastësishme, pasi siç shprehet, Gostivari nuk është vetëm një qytet, por një vend ku ka plot vlera arti falë artistëve gostivaras.

Fate Vejal është edhe këshilltari i Kryeministrit Rama për Diplomacinë Kulturore dhe Rilindjen Evropiane. ai thotë se do angazhohet që t’i japë një dimension të ri ngjyrave europiane në qytetin e Gostivarit, por jo vetëm, përmes një aktiviteti të veçantë që sjell në vëmendjen e publikut artdashës vepra të autorëve të ndryshëm, por duke sjellur edhe ambasadorë për të promovuar vlerat e qytetit të Gostivarit.

Ekspozita “Face” në Gostivar ka arrdhur në bashkëpunim të autorit me Galerinë “Kult” dhe shoqatën e artistëve Draudacum. Kryetari I Draudacum, Reshat Ameti-ka vlersuar lartë punën profesionale dhe mesazhin që përçon fotografia e Velaj, siç thotëai, secila të flet diçka ndryshe nga njëra-tjetra.

Ekspozita “Face” e Fate Velaj në Gostivar do qëndrojë disa ditë e hapur në Gostivar për artdashësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *