Gostivar, vaksinimi kundër Covid 19 do të realizohet te shërbimi për imunizim pranë Shtëpisë së Shëndetit

Gostivar, vaksinimi kundër Covid 19 do të realizohet te shërbimi për imunizim pranë Shtëpisë së Shëndetit

Ashtu siç bie numri i të infektuarve, bie edhe interesimi për testim të shpejtë për Covid 19 në Gostivar. Që nga gjysma e nëntorit të vitit të kaluar e deri më sot gjithsejt testim antigjen kanë bërë 825 persona, pjesa më e madhe e tyre apo 500 janë realizuar gjatë vitit të kaluar. Testet e shpejta realizohen te Laboratoria specialistike pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar dhe me udhëzim të mjekut amë përmes sistemit “Termini im”. Abdulkadir Aliji, udhëheqësi i kësaj laboratorie, tha se në fillim kanë pasur pacientë edhe nga qytetet tjera që kanë ardhur në Gostivar të testohe, gjë që nuk ndodh sot, prej ku mendohet se edhe kjo ka kontribuuar në rënien e numrit të testimeve.

“Nga fillimi i vitit vazhdon dhe ka kontinuitet për testet antigjene. Interesimi nuk është siç ishte në fillim, gjegjësisht muajt e fundit të vitit të kaluar. Është fakt pasi muajt e para të analizave, pika jonë e testimit ishte regjinale sepse kishim pacientë pos nga komuna jonë edhe nga Dibra, Makedonski Brod, Kërçova, dhe kishim numër më të theksuar. Por nga janari e këndej numri lëviz nga pesë deri në pesëmbëdhejtë pacientë në ditë. E hëna dhe e marta ka më shumë pacientë, por duhet të theksohet se numri i rasteve pozitive ka rënë dhe numri paraqitet stabil, nga një, dy ose pesë raste në ditë ose kemi ditë kur aspak nuk kemi raste të të infektuarve të rinjë, gjë e cila më gëzon”.

Aliji tha se kanë fond të mjaftueshëm testesh për të vazhduar me testimin e shpejtë, duku rreth 2.000, të cilat ua ka dhuruar Ministria e Shëndetësisë. Ai beson se me fillimin e vaksinimit antiCovid në vendin tonë, kurba e të infektuarve do të bie edhe më shumë.

“Imunizimi si procedurë është paralajmëruar dhe fillimisht punonjësit shëndetësor e kanë kaluar fazën e evidentimit se sa janë në numër dhe kur do ta pranojnë vaksinën. Kishim kontakte elektornike ku jemi sqaruar e ku kishte dhe pyetësorë se në cilën kohë të imunizimit do të ishim vaksinuar. Pjesa më e madhe, të paktën te shërbimi ynë kanë thënë, që në fillim, me ardhjene vaksinës do të vakinohen. Dhe e dini se në nivel shteti janë regjistruar rreth 8.000 punonjës shëndetësorë për t’u vaksinuar”.

Vakisinimi në Gostivar pritet të realizohet te Shërbimi për vaksina pranë Shtëpisë së Shëndetit. Qytetarët mund të paraqiten në dy forma, online cila ka formë ka nisur nga dita e djeshme ose ta kontaktojnë mjekun amë për t’u caktuar termin.

“Vendet ku do të realizohet vaksinimi, sikurse ndodh edhe jashtë periudhave kur nuk ka pandemi, imunizimi realizohet te shërbimet për vaskinim të cilat sipas organizmit të rregullt u takojnë Shtëpive të Shëndetit. Edhe te ne imunizimi do të realizohet te shërbimi vakisnimit pranë Shtëpisë së Shëndetit në Gostivar. Fillisht do të vaksionhen punonjësist shëndetësorë, pastaj pacientët mbi moshën 70 vjeçare të cilët kanë filluar të paraqiten te mjekët amë dhe siç kemi dëgjura nga mediat ditën e djeshme për disa orë ka patur mbi 8.000 persona të paraqitur online, dhe besojë se ky trend do të vazhdojë edhe më tej”.

Aliji thotë se ai vetë do të vaksionohet dhe sipas tij të gjitha vaksinat janë të sigurta.

“Nuk jam në sferën për të karakterizuar ose vlerësuar, por është fakt se Evropa Perendimore më shumë i preferon vaksinat Pffizer dhe BionTech, megjithatë pjesa tjetër e botës e preferon vaksinën kineze. Dëgjojmë se Turqia nga sote fillon fazën e dytë të imunizimit dhe nuk kemi ndëgjuar ndonjë koment negative. Thuajse të gjitha vaksinat kanë kualitet të mirë, për ne cila të vijë do të jetë e mirëseardhur”.

Sot në vendin tonë duheshte të mbërinë vaksinat e para, 8.000 dozat nga Pffizer nga Serbia. Por, siç njoftoi qeverisë është bërë anulim për shkak të dokumentacionit plotësues teknik, ndërsa pranim-dorëzimi pritet të kryhet ditëve të në vijim. Vendi ynë ka parositur edhe 200.000 doza të vaksinës kineze “Sinofarm” dhe 86.000 të tjera përmes sistemit Covax.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *