Gostivar, vendime për izolim edhe për 15 persona

Gostivar, vendime për izolim edhe për 15 persona

Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të SPB-Tetovë për mosmbajtje të maskës mbrojtëse për gjithsejt 43 persona (TE-31 dhe GV-12) u janë përgatitur urdhëra për kundërvajtje, sipas nenit 6 nga Dekreti qeveritar.

“Në këtë periudhë për 12 persona në Tetovë dhe 15 në Gostivar janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, kurse janë kontrolluar 316 persona në Tetovë dhe 392 në Gostivar me vendime të këtilla”, thuhet në njoftimin e plicisë.

Gjatë kontrollit, nuk janë konstatuar mosrespektim të vendimeve për izolim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *