Gostivar, vetëm 9 shkolla periferike do ta nisin vitin e ri shkollor me prezencë fizike

Gostivar, vetëm 9 shkolla periferike do ta nisin vitin e ri shkollor me prezencë fizike

Edhe pse shumica e shkollave në Gostivar kanë qenë për mësim me prezencë fizike, vetëm 9 prej tyre vitin e ri shkollor do ta nisin me nxënësit në klasë. Bëhet fjalë për shkollat fillore të fshatrave Sërmnovë, Padalisht, Tërnovë, Strajan, Llakavicë, Turçan i Madh, Raven, Vërtok dhe Reçan. Të gjitha shkollat e tjera fillore dhe të mesme të Gostivarit, mësimin do ta zhvillojnë nga distanca. Ky vendim vjen nga MASH tha Aslian Snopçe, përgjegjëse e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit. Për nxënësit e klasave të para, dyta dhe treta, mbetet në fuqi vendimi që mësimi të fillojë me prezencë fizike në të gjitha shkollat .

Shkollat e Gostivarit kanë ankesa edhe për platformën kombëtare, pasi e njejta edhe pse nesër fillon viti i ri shkollor ende nuk është stabile dhe shpesh bie.

Pengesë tjetër për zhvillim të mësimit nga distanca në Gostivar paraqet edhe numri i madh i nxënësve të cilët nuk posedojë pajisje për të ndejkur mësimin online. Mendohte se numri i tyre tejkalon shifrën prej 900 nxënës.

Këto të dhëna u publikuan sot në takimin mes përfaqësuesve të pushtetit lokal, drejtorëve të shkollave, përfaqësuesve fetar dhe të policisë, të cilin e kishte thirrur Këshilli për preventivë pranë SPB-Tetovë. Berat Abduli nga ky Këshill bëri të ditur se për fillim të mbarë shkollor, do të angazhohen edhe uniformat blu.

Ndryshe, në Gostivar mendohet të ketë rreth 9.000 nxënës, prej tyre 660 të cilët për herë të parë do të shkoljnë sivjet në klasë të parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *