Gostivar, zbulohen 17 automjete me defekt teknik që kryejnë transport publik

Gostivar, zbulohen 17 automjete me defekt teknik që kryejnë transport publik

Shtatëmbëdhjetë automjete që kryejnë transport publik në rajonin e Gostivarit kanë qenë me probleme në frenim, regjistrim të skaduar dhe defekte të tjera. Këto parregullsi janë konstatuar në kontrollin e fundit, ku zyrtarët policorë dje nga ora 10 deri në orën 16 kanë kryer kontrolle teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht furgonë dhe autobusë.

“Gjatë kontrollit, u zbuluan dhe sanksionuan ligjërisht 17 automjete me defekte teknike, kryesisht me defekt në frena. Pastaj, 5 automjete kishin regjistrim të skaduar, po aq automjete u hasën pa kryerje të kontrollit teknik dhe defekte të tjera. Dhjetë nga automjetet me defekte teknik janë përjashtuar menjëherë nga trafiku”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB-Tetovë.

Për të gjitha shkeljet e konstatuara, janë përgatitur parashtresa adekute kundërvajtëse dhe ata do të përballen me gjoba, të cilat për këtë lloj shkelje variojnë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë të denarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *