Gostivari bëhet me stacione mobile për autobusë

Gostivari bëhet me stacione mobile për autobusë

Gostivari bëhet me stacione mobile për autobusë

foto 70Qyteti i Gostivarit do të përfitoj paisje të reja urbane, paisje këto që do ti dedikohen modernizimit të transportit publik të qytetit. Për këtë qëllim tani më janë përgatitur dhjetë stacione mobile për pritjen e autobusëve të cilat brenda ditëve do të vendosen në hapsirat e parapara në qytet dhe disa vedbanime të qytetit.

Këto stacione janë konstruktuar nga kompania Kartel nga Gostivari, aty ku mbrëmë qëndroi për vizitë kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, shoqëruar nga ministri i drejtësisë Adnan Jashari dhe bashkëpuntorët e tij më të afërt.

Stacionet mobile për autobusë janë të konstruktuara sipas standardeve bashkëkohore, posedojnë ulësë nga të dy anët dhe ndriçim që do u shërbëj udhëtarëve gjatë natës. I impresionuar nga paisjet e reja, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta duke shprehur fjalë miradie për kompaninë konstruktuese, ka thënë së paisjet e reja dedikuar transportit publik nuk kanë qenë premtim parazgjedhor i tij, porse kanë ardhur si kërkesë e vet qytetarëve të Gostivarit.

Një nga këto pajisje urbane ka vlerën e dy mijë eurove, që nënkupton 20 mijë euro në total, mjete të siguruara nga buxheti i Komunës së Gostivarit. / TV GLOBI

foto 70foto 60Foto 10foto 50foto 40foto 30

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *