Gostivari dhe Kavadari ndërtojnë  “Ura skenike urbane”

Gostivari dhe Kavadari ndërtojnë  “Ura skenike urbane”

Nëpërmjet një mënyre modeste, artistë nga Gostivari dhe Kavadri do tentojnë që në Qendrën për Kulturë në Gostivar të ngrisin “Ura skenike urbane”.

Ngritjen e këtyre urave, artistët nga dy qytetet respektive do ta bëjnë nëpërmjet muzikës, poezisë, pikturës dhe prezentimit të përbashkët në skenë.

Ideja për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta kulturore ka ardhur nga Qendra për Kulturë e Kavadarit, e që padyshim është pëlqyer dhe mirëpritur nga drejtuesit e Qendrës për Kulturë në Gostivar, të cilët kanë marrë përsipër të jenë nikoqirët e parë të këtij evenimenti.

Drejtori i Qendrës për Kulturë në Gostivar Luan Zenku, duke folur për rrjedhën e aktiviteteve, ka bërë me dije se aktivitetet janë paraparë të realizohen gjatë ditës së shtunë. Një muaj më vonë aktivitete të ngjajshme janë paraparë të mbahen edhe në qytetin e Kavadarit, atje ku artistët tonë do të tentojnë në mënyrën më të mirë të mundshme të prezentojnë kulturën tonë.

Drejtori Zenku ka ftuar qytetarët e Gostivarit të prezentojne në këtë eveniment, pasi për ta do të ketë surpriza të këndëshme nga 26 artistë të skenës. Programi do të jetë modest dhe nuk do zgjas më shumë se një orë, ndërsa do të mbyllet me ekspozitën e drejtorit të Qendrës Kulturore të Kavadarit Vlladimir Temkov, që do të prezentohet me 40 vepra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *