Gostivari fitoi çerdhen e tretë publike Bejta: Plotësuam nevojat për edukimin e parashkollorëve

Gostivari fitoi çerdhen e tretë publike Bejta: Plotësuam nevojat për edukimin e parashkollorëve

Iu dha fund problemit me kapacitetin për fëmijët e çerdheve në Gostivar. Falë angazhimit të udhëheqësisë aktuale të Komunës së Gostivarit, tanimë zgjidha ka arritur për këtë problematikë që sado të rritet numri i fëmijëve të cilët frekuentojnë çerdhet e Gostivarit, nuk do paraqesë problem. Sot u lëshuan në përdorim hapësirat e reja edhe të një çerdhe publike në Gostivar nga ana e Kreut të Gostivarit Nevzat Bejta, ministrit të Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.

Çerdhja e re “Bleta” është ndërtuar në kudaër të Internatit të qytetit, i cili vitin e kaluar nga shteti kaloi në Kompetencë të Komunës së Gostivarit. Këto hapësira mundësojnë vendosjen edhe të 120 fëmijëve, që për momentin afërsisht aq janë edhe duke priturë në listë.

Vlera e investimit për çerdhen e re kap shifrën e 4 milion denarëve. Investimi është i përbashkët mes Komunës së Gostivarit e cila ka investuar pjesën më të madhe, 2 e 800 mijë denarë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale e cila ka investuar 1 milion e 200 mijë denarë.

Në çerdhen “Bleta” janë përgatitur katër hapsira të reja për përkujdesjen e 120 fëmijë nga mosha 4 deri në moshën 6 vjeçare. Nga udhëheqësia e këtij institucioni shpresojnë thonë se me këtë investim do munden t’i pranojnë edhe fëmijët në listën e pritjes.

Çerdhja e re ka hapsirë të mjaftueshme edhe të oborrit, duke plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme për një çerdhe publike. Vitin e kaluar, në Komunën e Gostivarit u hapën edhe dy qendra për zhvillim të hershëm të fëmijëve në fshatin Debresh dhe lagjen Tullana. /A.B. TV GLOBI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *