Gostivari fitoi derbin me Dritën

Gostivari fitoi derbin me Dritën

Në kuadër të javës së katërmbëdhjetë në Ligën e dytë-Perëndim, skuadra e Gostivarit ka shënuar fitore prej 2-1 në ndeshjen derbi kundër Dritës. Nikoqirët ishin në disavantazh prej 1-0, megjithatë ia dolën të përmbysin rezultatin në favor të tyre, duke festuar në fund me rezultat 2-1. Golat për Gostivarin i shënuan: Maliq Beluli në minutën e 55 – të dhe Hristijan Kirovski në minutën e 90 – të. Trajneri i Gostivarit Dashmir Beari është shprehur i kënaqur nga rezultati por jo edhe nga paraqitje e ekipit sidomos në pjesën e parë.

Javën e ardhëshme Gostivari do të udhëtoj për në Shkup, për tu ballafaquar me Skopjen, ekipin që për momentin udhëheq në Ligën e dytë-Perëndim. Trajneri Beari shpreson në rezultat pozitiv, pasi Gostivar sipas tij në çdo ndeshje shkon për fitore, pavarësisht ekipit me të cilin përballet.

Pas kësaj fitore, Gostivari renditet i dyti në tabelën e klasifikimit me gjithsejt 27 pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *