Gostivari forcon kapacitetet, “Komunalec” do të angazhohet për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit

Gostivari forcon kapacitetet, “Komunalec” do të angazhohet për pastrimin e rrugëve gjatë dimrit

Përskaj opereratorit ekonomik, sivjet mirëmbajtjen e rrugëve gjatë dimrit do ta bëjë me makineritë e saja edhe ndërmarrja publike “Komunalec”. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se procedurat tenderike për zgjedhjen e kompanisë që do të bëjë pastrimin e borës, duhet të përfundojnë këto ditë. Për të pasur efikasitet më të madh në menaxhim të mirëmbajtjes së rrugës, kyçet edhe “Komunalec”, tha drejtori i kësaj ndërmarrje Isak Lazami. Ai sqaron se kanë formuar ekipet për mbikëqyrje dhe në terren ka pasur intervenim në disa fshtra më të largëta malore.

“Komunalec” ka vënë në dispozicion gjashtë automjete për pastrim dhe mirëmbajtje të rrugëve gjatë dimrit në territorin e Gostivarit.

Nga Komuna e Gostivarit thonë se i kanë njoftuar edhe bashkësitë lokale të fshatrave të jenë në gatishmëri dhe të kontaktojnë me komunën për çdo eventualitet, pasi nga mesi i kësaj jave pritet të ketë reshje të borës.

Edhe për pronarët e automjeteve vlenë apeli i përvitshëm që të njëjtat ti largojnë nga rruga, dhe të mos pengojnë pastrimin e borës, me mekanizmat adekuate për këtë qëllim, dhe mesë tjerash të mos ndodh që të njëjtat të dëmtohen gjatë pastrimit të rrugëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *