Gostivari hapi Xhamitë për besimtarët

Gostivari hapi Xhamitë për besimtarët

Pasi dezinfektonin duart, me maska në fytyrë dhe sexhade personale çdo besimtar kishte të drejtë të futej në xhami. Ata rikthehen në falje të përbashkët të namazeve në xhami pas dy muajsh, për të cilën gjë u kufizuan për shkak të virusit korona. Namazi i parë i falur bashkë, ishte ai i drekës, ndërsa radhitja në xhami ishte përcaktuar kohë më parë me shenjëzime, e cila detyronte të mbahej distanca e nevojshme nga çdo besimtarë. Kështu dukej dita e parë pas hapjes së xhamive në Gostivar. Në Xhaminë e Sahatit, besimtarëve iu bashkangjit edhe muftiu i Muftinisë së Gostivarit, Shaqir Fetahu, i cili ka apeluar masat e vendosura të respektohen në përpikmëri nga ana e besimtarëve.

Para xhamive janë ngjitur edhe afishe të cilat në mënyrë protokollare, u tregonin basimtarëve se si duhet të sillen gjatë faljes në xhami. Nga ana tjetër, besimtarët pavarësisht kushteve të reja, shprehen falenderues që xhamitë hapen dhe thonë se të njejtat u kanë munguar tej mase, sidomos tani gjatë muajt të Ramazanit.

Pasi BFI vendosi që t’i hap dyert për besimtarët pas mbylljes për shkak të koronavirusit, nga myftinitë kanë dërguar letër qarkore të gjitha xhamive, ku janë përshkruar rregullat që duhet të zbatohen nga ana e Këshillave të xhamisë dhe nëpunësve fetarë. Në letër theksohet që Këshillat e xhamive dhe nëpunësit fetar, brenda këtyre ditëve duhet vazhdimisht të përgatisin hapësirat e xhamive për faljen e namazeve kolektive me masat preventive. Për çdo ditë do të bëhet dezinfektimi dhe pastrimi i xhamive, pastaj pas çdo përfundimi të çdo namazi të ajrosen hapësirat e xhamive, të mbyllen abdes’hanet, shatërvanët dhe tualetet e xhamive, të vendosen dezinfektues në hyrje të xhamive, për faljen e namazeve (sipas mundësisë) të adaptohen oborret e xhamive, të vendohen pika orientuese brenda xhamisë për ruajtjen e distancës gjatë faljes, të mos lejohet në hapësirat e brendshme të xhamisë të hynë më tepër njerëz sesa ka hapësirë sipas distancës së paraparë, Hutbeja e ditës së xhuma mos të jetë më e gjatë se 10 minuta, të mos realizohen ligjërata tradicionale pas namazit të drejtës dhe të ikindisë por të njëjtat vazhdojnë të realizohen online dhe Këshilli i xhamisë të mban rendin gjatë hyrjes dhe daljes nga xhamia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *