Gostivari identifikon ndotësit dhe rrit buxhetin për ekologji

Gostivari identifikon ndotësit dhe rrit buxhetin për ekologji

Komuna e Gostivarit ka rritur buxhetin për ekologji për vitin 2021. Nga 3,6 milion denarë vitin e kaluar, mjetet e ndara sivjet shkojnë në 4 milion denarë. Zudi Xhelili, nga Departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit sqaroi se me këto para parashihen të ndërmerren një sërë aktivitetesh për ruajtjen e ambientit jetësor. Fillimisht do të zgjerohet rrjeti i stacioneve matëse për ndotjen e ajrit, dhe nga pesë aktualisht parashihet numri të dyfishohet.

“Do të vazhdojmë ta zgjerojmë rrjetin edhe me senzorë të tjerë, ndoshta do të arrijmë deri në dhjetë senzorë. Pos kompletimit të rrjetit, vazhdimisht do të tentojmë të identifikojmë ndotësit që të marrim masa mbrojtëse”, deklaron Zudi Xhelili nga Departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit.

Xhelili sqaron se Gostivari i ka identifikuar ndotësit dhe sipas tij, ato janë tre llojësh. Ndotësit më të mëdhenj sipas analiziave, dalin amvisëritë me lëndët djegëse që i përdorin për ngrohje.

“Meqense Ministria e Ambientit Jetësorë dhe Planifikimit Hapësinor i ka identifikuar ndotësit e ajrit në tërë territorin e RMV-së, edhe në komunën tonë janë pot ë njejtit, d.m.th janë tre grupe ndotësish. Ndotësit më të mëdhenj janë amvisëritë dhe djegia e lëndëve që bëjnë ndotjene ajrit, sikurse druri, nafta dhe peletat jo cilësore. Ndotësit e dytë janë veturat të cilat janë ndër normat ekologjike që i ka caktuar BE nën EKO 5 dhe vetura të tilla kemi plotë nëpër qytetin tonë. Ndotësit e tretë janë industria, ato pak instalime që I kemi në qytetin tonë, sidomos ato që i kemi me leje eologjike të kategorisë “A”. Ato janë Silika e vjetër, apo Dollomiti aktual, pastaj tullana, dy bazat për asfaltit “Proges 98” dhe “Pellagonija”, dhe instalimet shtetërore që janë në qytetin tonë, institucionet shtetërore dhe lokale që harxhojnë naft. Një shembull konkret këtu, e kemi spitalin e qytetit i cili në vit harxhon diku 600 tona naftë në vit për ngorhjen e hapësirave”,  deklaron më tej Xhelili.

Pushteti lokal në drejtim të uljes së ndotjes pret ndihmën edhe të pushtetit qendrorë, prej ku kanë marrë premtimpër disa investime konkrete.

“Në të ardhmen janë paraparë mjete nga ana e qeverisë, nga ana e Ministrisë për Ambient Jetësor dhe Planifikim Hapësinor që të investohet në zëvendësimin e energjisë që ndot ambientin me energji ekologjike. Masë e dytë do të jetë “efikasiteti energjetik”, që nënkupton rregullimin e fasadave, dritareve dhe dyerve që institucionet të harxhojnë më pak lëndë djegëse që mos e ndotin ambientin jetësorë”, sqaron më tej Zudi Xhelili nga Departamenti për Ekologji pranë Komunës së Gostivarit.

Komuna e Gostivarit, edhe sivjet sikurse vitin e kaluar për uljen e ndotjes së ajrit ambiental do të subvencionojë qytetarët për blerje të biçikletave dhe inventerëve për ngrohje dhe do të shtojë hapësirat gjelbëruese. Poashtu, sivjet parashihet korsitë për biçikleta të zgjerohen nëpër rrugët e qytetit ku ka kushte për një gjë të tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *