Kur gjysma e pacientëve të rinj në vend të identifikuar me Covid 19, diagnostikohen me llojin britanik, Gostivari paraqitet imun ndaj këtij llojit të virusit. Analizat e deritanishme tregojnë se asnjë paicentë nuk është prekur nga virusi i ri, i cili përhapet më shpejtë. Udhëheqësi i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit, Ratko Naumovski, thekson se situata me Covid 19 në përgjithësi paraqitet stabile, sidomos tani kur nëpër qytetet tjera, numri i të infektuarve të rinj rritet dita – ditës.
“Momentalisht në Repartin Infektiv ka tetë pacientë, prej të cilëve dy janë në trajtim me oksigjen, të tjerët janë në gjendje të rëndë mesatare. Nga Qendra për Shëndet Publik jam i informuar se brenda një dite 7 ose 8 apo maksimum 10 pacientë dalin pozitiv, por te asnjëri prej tyre nuk është identifikuar lloji britanik i virusit”, tha Ratko Naumovski, përgjegjës i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit.
Mosha e të hospitalizuarve nga Covid 19 në Gostivar është mbi 70 vjeç, por ka edhe pacientë mes të 50-tave.
“Më shpesh janë të moshave më të shtyera, edhe pse kohëve të fundit kemi edhe pacientë të gupmoshave 40 dhe 50 vjeç. Më shpesh janë të moshave 70 e më lartë”, tha më tej mjeku infektolog, Naumovski.
Mjeku infektolog, Naumovski apelon qytetarët të vazhdojnë me respektimin e masave, pasi thotë, ende nuk është koha për relaksim.
“Dua të the se qytetarët akoma duhet të jenë të kujdesshëm, mos vijë se jemi qetë para një furtune e cila mund të vijë. Shohim se në Prilep, Kavadar dhe Ohër se rritur shumë numri i pacientëve pozitiv edhe nga lloji britanik. Ne duhet të jemi të përgatitur për gjithçka”, deklaron Ratko Naumovski, përgjegjës i Repartit Infektiv pranë Spitalit të Gostivarit.
Pos në Repartin Infektiv, në dy kovid qendrat e tjera në Gostivar, nuk ka pacientë. Së shpejti pritet të hapet spitali modular, ku punimet shkojnë drejtë përfundimit dhe i njejti do të ketë kapacitet për pranim të 35 pacientëve. Ndryshe, nga fillimi i pandemisë në territorin e Gostivarit janë diagostikuar 3731 pacientë me Covid 19, janë shëruar 3441, kurse raste aktive ka 118. 172 persona kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.