Gostivari mbi një javë nuk ka raste të reja me Covid 19, Taravari thirrje bankave të sigurojnë distancën sociale për klientët e vet

Gostivari mbi një javë nuk ka raste të reja me Covid 19, Taravari thirrje bankave të sigurojnë distancën sociale për klientët e vet

Në komunën e Gostivarit u mbajt mbledhja e dhjetë e Shtabit të emergjencës për prevencion nga virusi Corona, nga ku u bë e ditur se brenda 24 orëve të fundit nuk ka pasur raste të reja me koronavirus në regjionin më të gjerë të Gostivarit. Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari tha se mbi një javë nuk kemi raste të reja të të infketuarve dhe nga 175 të testuar, aktiv mbeten pesë raste të konfirmuar me koronavirus në Gostivar dhe katër në Komunën e Vrapçishtit.

Ai ftoi bankat që të mbajnë rradhë pasi edhe sot në Gostivar është vërejtur numër i madh i qytetarëve para bankave, edhe përskaj apeleve të vazhdueshme që të ruhet distanca sociale që mos vijë deri te përhapja e pandmisë.

Nga policia njoftuan se brenda 24 orëve të fundit nuk ka pasur shkelje të orës pocliore në Gostivar. Në këtë periudhë numri i personave të vendosur në karantinë shtetrore në rajonin e Gostivarit është 159, mes të cilëve janë regjistruar 11 persona të ri, ndrsa numri i personave të ri të evidentuar në vetë-izolim është 4.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *