Gostivari të premten do të protestoj për të pestën javë me rradhë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Ndryshe nga rradhët e tjera nesër do të protestohet në orar të ri, në orën 14, respektivisht menjëhere pas namazit të xhumasë.
Rexhep Azizi nga tifo grupi “Kastriotët” u bën apel gjithë qytetarëve të Gostivarit dhe vedbanimeve përreth ti bashkangjiten protestës dhe me këtë të dëshmojnë edhe njëherë seriozitetin e kërkesave të tyre kundrejt shtrenjtimit të çmimit të energjisë elektrike.