Gostivari nuk shkon më shumë se barazim me Veleshtën

Gostivari nuk shkon më shumë se barazim me Veleshtën

Gostivari ka ndarë pikët me Veleshtën pasi nuk mundi të shkoj më shumë se barazimi 1:1 me Veleshtën. Ka qenë një gol i Altin Llogës nga penaltia që ka hapur rezultatin e ndeshjes e cila në pjesën e parë u zhvillua kryesisht në mesin e fushës.

Pjesa e dytë ka sjellur më shumë raste për gol me Gostivarin që barazoi shifrat me një gol të Edis Spahia. Hristijan Kirovski më pas ka humbur një penallti për Gostivarin duke i pamundësuar fitoren.

Ndeshja është mbyllur mes polemikash pasi gjyqtarët i anuluan një gol Gostivarit me pretendimet që Kirovski golin e shënoi duke qenë në pozitë jashtë loje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *