Gostivari numëron ditën e shtatë pa të prekur nga Covid 19

Gostivari numëron ditën e shtatë pa të prekur nga Covid 19

Nga 130 testimet e kryera në Gostivar, nuk ka raste të reja me koronavirus. Kjo është dita e shtatë që nuk shënohen raste të reja. Këtë e deklaroi Kryetari i Komunës Arben Taravari, gjatë mbledhjes së shtatë të Shtabit të emergjencës.

Ai u shpreh se nga një pjesë e madhe e qytetarëve po respektohet rekomandimet e qeverisë poashtu dhe institucionet përkatëse po e kryejnë punën në përpikmëri.

Taravari sqaroi se punonjësi i Qendrës për Shëndet Publik i cili rezulotoi Covid 19 pozitiv, në testimin e dytë ka dalë negativ, e poashtu dhe gjithë punonjësit e tjerë nuk kanë qenë të infektuar.

Pasi situata është stabile, Taravari tha se qendra nga sot ka filluar me punë, e cila nga e premtja e javës së kaluar ishte mbyllur. Edhe banori i Strumicës pozitiv i cili trajtohej në Repartin Infektiv në Gostivar, është dërguar për trajtim në siptalin e qytetit të tij.

Në Gostivar aktualisht testimet kryhen në ish repartin e hemodializës, së shpejti pritet të hapet edhe pika tjetër e cila do të funksionojë te ambullanta e punës në rrugën Beliçica.

Ndryshe, mbrëmjen e kaluar në rajonin e Gostivarit janë konstatuar dy shkelje të mosrespektimit të orës policore. Në karantinë shtetërore ndodhen 220 persona, kurse me deklaratë për vetë-izolim 10 persona.

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë, publikisht falemenderon qytetarët e rajonit të Pollogut (Tetovë-Gostivar) të cilët që nga fillimi i kanë respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës se Maqedonisë dë Veriut, për lëvizje të kufizuar, gjegjësishtë i kanë zbatuar urdhërat, paralajmërimet dhe këshillimet tjera.

“Me respektimin e urdhërave për lëvizje të kufuzuar, në masë të madhe ju jepet ndihmë zyrtarëve të SPB Tetovë, ku përforëcohet dhe avansohet besimi i ndërsjellë në mes policisë dhe qytetarëve”, thonë nga policia.

Nga aty thonë se secili mosërespektim i rregullave dhe dispozitave ligjore, si dhe vendimet dhe paralamërimet, SPB Tetovë pa asnjë tolerancë do ti sanksionoj. SPB Tetovë ka edhe apelon qytetarët, që të kenë durim dhe të sillen racionslishtë dhe me optimizëm të përbashkë ta tejkalojmë situatën aktuale.        

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *