Gostivari “pesëshe” Tikveshit në raundin e parë të Kupës së Maqedonisë

Gostivari “pesëshe” Tikveshit në raundin e parë të Kupës së Maqedonisë

Gostivari pa shumë probleme është kualifikuar për në ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, pasi mundi 5 : 0 Tikveshin e Kavadarit. Goli i parë erdhi në minutën e 43 nga një gjuajtje e fortë e Blendi Bekteshit. Katër golat e tjerë u shënuan në pjesën e dytë.

Fillimisht ishte Maliq Beluli që në minutën e 60 shënoi me kokë për 2 : 0, Valtrin Qaili me dy gola në minutën e 71 dhe 80 çoi rezultatin në 4: 0, ndërsa goli i pestë dhe i fundit për këtë ndeshje erdhi në minutën e 88 – të nga Edis Spahia.

Trajneri i Gostivarit Afet Ibrahim, që vetëm një ditë më parë mori në dorë ekipin e Gostivarit pas dorëheqjes së parardhësit të tij Biroll Topçiu, është shprehur i kënaqur nga kjo fitore e madhe e Gostivarit e cila shpreson se do kthej motivimin te lojtarët.

Në 1/8 e finales përveç Gostivarit do të luajnë edhe skuadrat e Kit Go nga Pehçeva e cila në ndeshjen kundër Skopjes shënoi fitore 2:1, duke iu bashkuar në këtë mënyrë edhe skuadrave si Rabotniçki, Makedonija GJ.P dhe Sasa, që vetëm përmes ruletit të penaltive siguruan një vend për në raundin e dytë të garave të Kupës, njëjtë sikurse edhe Vardari një ditë më herët. Konkurues për 1/8 e finales do të jenë edhe FC Shkupi, Renova, Pelisteri, Kozhuvi, Bellasica, Sileksi, si dhe 4 skuadrat gjysmëfinaliste të edicionit të kaluar, Shkëndija, Akademia Pandev, Struga Trim Lum dhe Bregallnica, që kësaj rradhe nuk zhvilluan ndeshjet e 1/16 së finales.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *