Gostivari shënoi “Ditën botërore pa vetura”

Gostivari shënoi “Ditën botërore pa vetura”

Në kuadër të aktiviteteve të realizuara për të shënuar Javën Evropiane të Lëvizjes, në Gostivar u organizua edhe eventi “Dita pa vetura”, me ç’rast kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, administrata komunale, anëtarë të shoqatës për persona me aftësi ndryshe “Bashkarisht mundemi”, eko-aktivsit si dhe një grup qytetarësh në mënyrë të organizuar shëtitën në këmbë pjesën qendrore të qytetit. Kryetari Taravari u shpreh se përmes aktivitetit “Dita pa vetura” jepet mesazhi për përdorim sa më pak të automjeteve, ndërsa theksoi se subvencionimi i biçikletave si masë nga komuna e Gostivarit do të vazhdon edhe në të ardhmen.

Velntina Shterjovska nga shoqata ekologjike “Gv Eko”, deklaroi se brenda një viti, numri i automjeteve në Gostivar është rritur për 1000. Ajo kërkoi ndërgjegjësim nga ana e qytetarëve që për çdo nevojë të mos dalin me veturat e tyre.

hjuyo880

Zudi Xhelili nga Sektori për veprimtari ekologjike pranë Komunës së Gostivarit, theskoi se kjo ditë ka qenë e planifikuar në programin ekologjik të këtij viti, ndërsa paralajmëroi se së shpejti në Gostivar do të filloj monitorimi i ajrit ambiental.

Pas ecjes në këmbë, të pranishmit kanë vazhduar lëvizjen me biçikleta, duke promovuar kështu korsinë prej mbi 1,5 kilometra, e cila në Gostivar ndërtohet për herë të parë. Të gatshëm për të përkrahur aktivitetin “Dita pa vetura” ishin dhe shumë qytetarë të cilët kishin dalur me familjet e tyre për të shëtitur me biçikleta. Ata përgezuan organizatorët për këtë nismë, ndërsa theksuan që aktivitete të tilla ekologjike duhet mbështetur nga qytetarët. Komuna e Gostivarit në kuadër të Javës Evropiane të Lëvizjes organizoi edhe aktivitete të tjera ekologjike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *