Gostivari “thyen” Skopjen dhe i merr rënditjen në tabelë

Gostivari “thyen” Skopjen dhe i merr rënditjen në tabelë

Gostivari ka mundur Skopjen me rezultatin 2 : 0, në takimin e luajtur në stadiumin e qytetit të Gostivarit, me çka pas gjashtë gjirove të luajtura deri më tani kryeson me tabelën e klasifikimit. Djemtë e trajnerit Afet Ibraimi në ndeshjen e sotme ishin më kërkues ndaj edhe rezultati nuk mungoi. Ishte minuta e 35 – të, kur futbollisti Maliq Beluli me një gjuajtje të lirë nga distanca realizoi për 1 me 0, rezultat ky që mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.

Loja nën ritme të njejta vijoi edhe në pjesën e dytë me Gostivarin që sulmonte vazhdimisht. U deshtën vetëm dy minuta nga pjesa e dytë, respektivisht në minutën e 49 – të, rezulati të ndryshojë në 2 me 0 në të mirë të Gostivarit, pas golit të realizuar nga Hristijan Kirovski. Rezultati i favorshëm kundrejt liderit deri në ato momente të Ligës së Dytë – Perendim, sikur dekoncentroi lojtarët vendas, dy nga të cilët pas një zënke banale përfunduan me kartona të kuq. Me karton të kuq u ndëshkua edhe një lojtar mysafir.

Pavarësisht inferioritetit numerik futbollistët vendas arritën ta mbrojnë rezultatin dhe të sigurojnë tre pikë të arta drejt kreut të tabelës. Trajneri i Gostivarit, Afet Ibraimi ka përgëzuar lojtarët për këtë fitore të cilën ua ka dedikuar gjithë dashamirëve të klubit.

Vlen të theksohet që Gostivari sot ka patur mbështetjen e tifo – grupit “Kastriotët”, të cilët pavarësisht se ishin jashta tribunave të stadiumit, kanë përkrahur futbollistët gjatë gjithë ndeshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *