Gostivari vazhdon të jetë i “paprekur” nga koronavirusi, së shpejti vendoset në funksionim pika e dytë për testim

Gostivari vazhdon të jetë i “paprekur” nga koronavirusi, së shpejti vendoset në funksionim pika e dytë për testim

Nga 120 testimet e kryera në Gostivar, nuk ka raste të reja me koronavirus. Kjo është dita e gjashtë që nuk shënohen raste të reja, ndërsa 4 rastet që figurojnë tashmë në këtë territor i përkasin komunës së Vrapçishtit dhe të Mavrovë-Rostushës. Kështu deklaroi Kryetari i Komunës Arben Taravari i cili u shpreh se nga një pjesë e madhe e qytetarëve po respektohet rekomandimet e qeverisë poashtu dhe institucionet përkatëse po e kryejnë punën në përpikmëri.

Taravari sqaroi se punonjësi i Qendrës për Shëdnet Publik i cili rezulotoi Covid 19 pozitiv, në testimin e dytë ka dalë negativ, e poashtu dhe gjithë punonjësit e tjerë nuk kanë qenë të infektuar. Pasi situata është stabile, Taravari paralajmëroi dhe hapjen e qendrës më së voni ditën e nesërme, pasi e njejta nga e premtja e javës së kaluar ishte mbyllur.

Në Gostivar aktualisht testimet kryhen në ish repartin e hemodializës, së shpejti pritet të hapet edhe pika tjetër e cila do të funksionojë te ambullanta e punës në rrugën Beliçica.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *