Gostivari vërshohet nga fëmijët – lypës, shteti pa mekanizëm për largimin e tyre nga rruga

Gostivari vërshohet nga fëmijët – lypës, shteti pa mekanizëm për largimin e tyre nga rruga

Lypës nga Kavadari, Shtipi, Prilepi dhe qytete tjera të vendit, me të madhe kanë vërshuar këto ditë qytetin e Gostivarit. Shumica prej tyre janë fëmijë të mitur të cilët kërkojnë lëmoshë. Nuk është i vogël as numri i atyre nga Gostivari që shtallin dorën për ndihmë, e këta të fundit nëpër rrugët e qytetit shpesh vërehen të shoqëruar edhe nga grup-mosha më rritura, sizakonisht të gjinisë femërore. Një nga ata fëmijë është edhe një gjashtë vjeçare nga lagja Tullana, e cila ndalon vetura në rrugë e kërkon para për të blerë barna për babain e saj të sëmurë.

“Nëna ime lyp me mua, ndërsa babai im është i sëmurë. Ne lypim për të siguruar para për t’i blerë atij barna, në shtëpi mbanë qese me barna të cilat kushtojnë 50 euro. Barnta janë shumë të shtrenjta, kurse ai është shumë i sëmurë. Njerzit na ndihmojnë, më japin nga dhjetë ose njëzet denarë. Për sot kemi tubuar mjaftueshëm dhe mendojmë edhe pak të ikim në shtëpi”.

Një tjetër fëmijë i moshës dhjetë vjeçare nga Balindolli, ishte mesin e tyre që hasëm sot në pjesën qendore të Gostivarit duke kërkuar lëmoshë. Sqaron se familja e tij numëron shtatë anëtar dhe vetëm me pagën e babait nuk mund të mbijetojnë, prandaj edhe dalin në rrugë.

“Prindërit e mi punojnë, por unë dal për të kërkuar lëmoshë për bukë edhe pse jam duke shkuar edhe në shkollë. Njerëzit nuk është se na ndihmojë edhe aq shumë, kurse unë për vete do doja të kem një jetë normale sikurse gjithë të tjerit. Ne jetojmë me familjen në Balindoll dhe jemi shtatë anëtar, katër vëllezë dhe një motër dhe dy prindërit. Prindërit e mi tubojnë në kontenjerë shishe dhe të njejtat i shesin”.

Një tjetër 11 vjeçar nga lagja Fazenaria na sqaron se shkonë në shkollë në Banjicë, por më shpesh është në rrugë se sa në shkollë pasi me paratë që i siguron prindi i tij, nuk kanë mundësi të mbijetojnë.

“Prindërit e mi punojnë. Babai punon me drunjë, bartë drunjë me gomarë, por pasi nuk na mjaftojnë paratë unë dal në rrugë për të siguruar ndonjë para për suhqim në shtëpi. Sot kam ndalë herët dhe nga ora 14 do ik në shtëpi, pasi njerëzit më kanë ndihmuar, dikush më dha edhe franga zvicerane. Unë jam nga Fazenaria, ndërsa shkoj në shkollë në Bnajicë”.

Psikologu Bilen Karahasan nga QPPS në Gostivar, thotë se rritja e numrit të fëmijëve lypës me ngorhjen e motit, çdo vit përsëritet në Gostivar. Saqron se pos evidentimit si fëmijë lypës, agjë tjetër nuk mund të ndërmarrin pasi nuk ka vend apostafat për vendosjen e këtyre fëmijëve.

“Në bashkëpunim me policinë ne mundet ti evidentojmë dhe në disa raste policia ti largojë nga qyteti. Por, zgjidhja sistematike është çështje e ndërlikuar. Bëhet fjalë për fëmijë të mitur dhe që të veprosh ndaj një fëmije, ke shumë pengesa ligjore, ata fëmijë kanë prindër, në disa raste mund t’ua marrim fëmijët, por prej këtu vijojnë pastaj procedurat e gjata dhe të ndërlikuara ligjore. Edhe strehimi I një fëmije shkon përmes një procesi të ndërlikuar dhe nga ana tjetër kemi mungesë institucionesh që do ti pranonin këta fëmijë”.

Sipas Karahasan, problemi me fëmijët lypës është problem nacional dhe jo vetëm i qytetit të Gostivarit.

“Nëse ata i largoni nga Gostivari, ata do të shkojnë në ndonjë qytet tjetër dhe nga atje sërish e njejta gjë mund të ndodh të dërgohen në ndonjë qytet tjetër. Ky është problem në nivel shteti, që nënkupton veprim qendorë, të hapen qendra adekuate që do të merreshin me lypësit. Kujdesi ndaj këtyre fëmijëve të mos mbetet barë vetëm e disa instititucioneve, por të ketë institucion qendorë që do ta shqyrton këtë fenomen”.

Disa nga fëmijët që i takuam sot duke lypur e që vinin nga qytet tjera, prapa kamerave thonë se detyrohen të lypin dhe kanë mbikëqyrës. Nga Policia paralajmërojnë që të gjithë ata prindër që do ti involvojnë fëmijët e tyre në lypje apo do të bëjnë çfarëdo lloj abuzimi me ta, do të përballen me përgjegjësi ligjore apo penale por në raste të caktuara edhe me burgim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *