Gostivarit i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike

Gostivarit i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike

Gostivarit dhe botës akademike shqiptare në Maqedoninë e Veriut i shtohet edhe një magjistër i shkencave juridike.

Shkelzen Selmani nga fshati Llakavicë i Gostivarit, është magjistri i ri i shkencave jurdike i cili i shtohet profesionistëve të kësaj sfere në qytetin e Gostivarit. Ai ka mbrojtur me rezultat të lartë temën e masterit me titull: “Dënimi me gjobë në kodin penal aktual të RMV-së, me vështrim të veçant në Gjykatën Themelore të Gostivarit për periudhën 2009-2013”. Ai ka magjistruar në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL). Temën e masterit, Shkelzen Selmani e ka mbrojtur para komisionit në përbërje të: Ismail Zejneli (mentorë) dhe Besa Arifi dhe Blerta Ahemti (anëtar).

129252567_387734359129772_5144304822992528212_n

Shkelzen Selmani studimet deri-diplomike i ka kryer pranë Universitetit të Tetovës (UT), në Fakultetin Juridik – Drejtimi Penal.

Shkollën e mesme e ka kryera në Shkollën e Mjekësisë në Gostivar, ndërsa filloren në shkollën periferike “Bashkimi” në fshatin Llakavicë.

129537083_2872938592919663_1634644737216695151_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *