Gostivarit sot iu shtua edhe një magjistre e shkencës së fizikës

Gostivarit sot iu shtua edhe një magjistre e shkencës së fizikës

Gostivarit sot iu shtua edhe një magjistre e shkencës së fizikës. Blerta Rahmani Islami e lindur në Gostivar më 17.08.1993. Shkollën fillore e kreu në “Ismail Qemali”, ndërsa të mesmen në gjimnazin SHMK “Gostivar” – Gostivar.

93209455_2988307004585747_1741961627709734912_n

Arsimin e lartë e vazhdoi në Universitetin e Tetovës “Fadil Sulejmani” në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Tetovë, programi studimor Fizikë e përgjithshme ku diplomoi me notë mesatare 9,80 .

93771073_520390575506366_8548861072424042496_n

Në të njejtin universitet i vazhdoi edhe studimet pasdiplomike ku e kreu me sukses maksimal 10.00 dhe e mbrojti temën me titull: “Dinamikat dhe shkallët kohore të tyre në sistemet e përbëra makromolekulare” dhe fitoi titullin Magjistre e Shkencave të Fizikës. I urojmë suksese të mëtutjeshme.

93561983_169043500962428_8650335442933121024_n

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *