Mbrëmë rreth orës 22.30, L.M., 40 vjeçar nga Gostivari në SPB-Tetovë ka denoncuar se në shtëpinë e tij në lagjen “Grudajcë” ka qenë i sulmuar fizikisht.
“Sipas denoncimit, njëri nga personat duke iu kanosur me një mjetë të fortë ia merr paratë”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Në vendngjarje është kryer hetim dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.