Mbrëmë në qytetin e Gostivarit ka ndodhur grabitje me armë në një bastore sportive. Siç njofton pilicia rasti ka ndodhur pas orës 22, ndërsa autori ende është I pakapshëm për organet e rendit.
“Mbrëmë në 22:35, në SPB Tetovë është denoncuar se në një dyqani bastesh sportive në rrugën ,,Ivo Lola Ribar” në Gostivar, një person nën kërcënimin me armë, ka vjedhur paratë e përfitimit ditorë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendngjarje është kryer inspektim dhe merren masa për zbardhjen e çështjes.