Gruevski në hapat e Millosheviqit, a do ta kenë fundin e njejtë?

Gruevski në hapat e Millosheviqit, a do ta kenë fundin e njejtë?

Kryeministri Nikolla Gruevski në fjalimin e tij të fundit ka potencuar se qëllimi primar është që të organizohen zgjedhje ku populli do të mund të vendos në kushte demokratike dhe ku nuk do të ketë dyshime për pabarazi, diskriminim apo favorizim. Në këtë qasje të kryeministrit analistët kanë parë ngjashmëri me retorikën e dikurshme të nacionalistit Sllobodan Millosheviq.

Gruevski madje nuk ka ngurruar t’ia bëjë me dije ndërkombëtarëve se populli do të vendosë për fatin e Maqedonisë një orë pas deklaratës së ambasadorëve të vendeve më infulencë në Maqedoni, dhe me anë të rrjetit social “twitter”.

Nga aty, Gruevski ka ‘betonizuar’ qëndrimin e tij duke shënuar: “Populli do të vendos për të ardhmen”. Kështu duke hedhur poshtë përpjekjet e faktorit ndërkombëtar pë debllokimin e dialogut politik.

Populli do të vendos për të ardhmen” është frazë që e kemi dëgjuar edhe me 28 gusht të vitit 1989, në Gazimestan. Por këtë të fundit e kishte theksuar aso kohe Sllobodan Millosheviq e jo goja e Gruevskit.

“Gjithë populistët kur janë ngushtë për ta humbur pushtetin, gjithmonë thirren në popull”, tha për Portalb profesori universitar Mersel Bilalli. Sipas tij, Gruevski ndeshet me frikën e madhe nga drejtësia.

“Nëse ai do të ishte i pastër do të lejonte që në mënyrë normale të konstatohej pafajësia e tij dhe do të fitonte të drejtën të qeverisë edhe më tutje. Mendoj se një strukturë deri në fyt e kriminalizuar, në bashkëpunim me pjesën shqiptare janë tragjedia e këtij vendit. Si pasojë e krimit të organizuar kemi shpërnguljen masive të rinisë vitale. Pjesa e politikanëve shqiptar do të mbeten në histori se sa keq ka menaxhuar me popullin e vet, derisa ka mbush xhepat e vet edhe pse vijnë nga një ideal që njerëzit u kanë besuar një kohë të gjatë”, theksoi Bilalli.

Analistët e gazetarët, thotë ai, duhet një gjë ta plasojnë në opinion. “Ne na intereson të dimë ku janë paratë e humbura, janë vjedh apo ajo. Duhet të insistojmë që të dëshmohen në procedurë normale dhe ato pare të kthehen të populli, mua nuk më intereson çka do të bën Gruevski me popullin, dua të më kthehen paratë që janë vjedh”, porositi Bilalli.

Edhe ish kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë për Portalb vërteton se janë të ngjashme retorikat e fundit të kryeministrit Gruevski me retorikat e ish kreut të Jugosllavisw, Sllobodan Millosheviq.

“Kuptohet se populli do të vendos, populli vendosi që Millosheviqi të ikë. Qëllimi është që pas zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos të kemi zgjedhje të lira. Problematika është, a po i ikë përgjegjësisë Gruevski të nënshkruar në marrëveshje me këtë retorikë. Nëse po, atëherë vijmë në një situatë tjetër, ku do të shohim se me kë kemi punë. Retorika e tij është propagandë me popullin. Kështu vepronte edhe Sllobodan Millosheviq”, deklaroi për Portalb Andov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *