Grupe kriminale “zhveshin” pyjet e Gostivarit

Grupe kriminale “zhveshin” pyjet e Gostivarit

Pyjet në rrethinë të Gostivarit janë zona më e “zhveshur“ në vend nga dru vjedhësit, kurse dushku dhe ahu janë llojet që më shumë tregtohen ilegalisht, dëshmon hulumtimi i organizatës joqeveritare “Eurothink”. Por, për 10 vite Njësia Rajonale e Ndërmarrjes Publike Pyet Nacionale “Sharr” në Gostivar ka inicuar vetëm 287 kallzime penale për 95 prerje të paligjshme të pyejeve. Nga ana tjetër policia e Gostivarit në suaza të aksionit “Gora” ka inicuar 166 kallzime penale për 278 vepra penale. Ivan Stefanovski, drejtor ekzekutiv i “Eurothink”, tha për Tv Globi, se pyjet në rajonin e Gostivarit janë permanent në shënjestër të dru vjedhësve.

Sidoqoftë, jo vetëm zona e Gostivarit, por edhe zona të mëdha pyjesh në Maqedoninë Perëndimore dhe Lindore janë nën sulm të dru vjedhësve. Sipas të dhënave zyrtare të marra nga “Eurothink”, 245 mijë metra kub dru janë prerë në mënyrë të paligjshme në Maqedoninë e Veriut për 10 vjet, por supozohet se këta numra janë shumë më të lartë. Grupet e krimit të organizuar janë të përfshirë në shkatërrimin e pyjeve, të ndihmuar nga punonjësit e institucioneve shtetërore, por edhe pushteti politik, thotë Stefanovski.

Hulumtimi nxjerrë në sipërfaqe ku thuajse nuk ka vendbanim në Gostivar ku nuk ka prerje ilegale të pyejeve nga grupe të organizuara ose individë të caktuar. Ndryshe, përveç zbulimit të dobësive institucionale dhe pandëshkueshmërisë së pjesëmarrësve në këtë biznes të paligjshëm, projekti i Eurothink “Qytetarë rezistentë – Pyje të sigurta” synon të rrisë ndërgjegjësimin e opinionit se qytetarët nuk duhet të blejnë dru të vjedhur dhe duhet të raportojnë prerje të paligjshme, sepse pasojat e shpyllëzimit janë jashtëzakonisht me rrezik, e cila mund të sjellë përmbytje, rëshqitje dheu, shkatërrim të biodiversitetit dhe ndotje të ajrit.

https://www.youtube.com/watch?v=bbatSGAMVJk&t=4s

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *