“Grupi i Kumanovës” nuk ka qenë temë diskutimi në takimin Jashari- Janeva

“Grupi i Kumanovës” nuk ka qenë temë diskutimi në takimin Jashari- Janeva

“Ka qenë thjesht takim protokolar është biseduar vetëm për çështje teknike dhe për asnjë rast konkret”, kështu është përgjigjur për Portalb zëdhënësja e Ministrisë së drejtësisë, Monika Muça, në pyetjen se sa është i vërtetë lajmi se temë diskutimi dje në takimin e ministrit Jashari dhe prokurores speciale Janeva ka qenë edhe “grupi i Kumanovës”.

Ministri Jashari dje ka takuar prokuroren e re Katica Janeva. Informacionet zyrtare thonë se është biseduar për obligimet ligjore që rrjedhin nga ligji për prokuroren e re. Ministri Jashari premtoi se do të realizohen të gjitha kushtet e nevojshme për funksionim normal të kësaj prokurorie brenda afateve të caktuara ligjore, si dhe do ofrohet mbështetje e plotë teknike ashtu siç parashihet në dispozitat ligjore.

Nga ana tjetër, po dje, Radio Televizioni i Kosovës ka raportuar se prokurorja speciale e Maqedonisë, Katica Janeva sipas të gjitha gjasave do të procedoj edhe rastin e pjesëtarëve të grupit të armatosur, që u arrestuan në Kumanovë. / Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *