Grupi i valleve i SH.K.A. “Jahi Hasani” kthehet nga Festivali i Lushnjës

Grupi i valleve i SH.K.A. “Jahi Hasani” kthehet nga Festivali i Lushnjës

Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit sapo është kthyer nga Festivali Folklorik Kombëtar i Valles Burimore Shqiptare i mbajtur në qendrën kulturore “Vaçe Zela” në Lushnje.

Edhe pse jashtë gare, të ftuar si mysafir special të festivalit, si gjithmonë artistët e Sh.K.A. “Jahi Hasani” nuk janë kthyer duarbosh edhe nga ky Festival, por janë veçuar dhe vlerësuar për paraqitjet e tyre artistike dhe ngjyrat kulturore që ia kanë dhuruar festivalit. Pjesëmarrës në festival nga Sh.K.A. “Jahi Hasani” nuk ka qenë grupi i parë, por, kanë qenë të rinjtë ato të cilët kanë marrë përsipër peshën e prezantimit të dinjitetshëm dhe triumfues ashtu siç njihet ky grup artistik në skenat në të cilat merr pjesë.

Festivali në Lushnjë i ka mbushur me frymë dhe me përshtypje shumë të mira astistët e rinjt të këtij grupi të cilët për TV Globi tregojnë përshtypjet dhe programin me të cilin u prezantuan.

Më i kënaquri sigurisht ishte Zani Memedi kryetar i Sh.K.A. “Jahi Hasani” i cili ndër tjera tha se grupi tashmë planifikon të sjellë përsëri koreografin nga Kosova prof. Dilaver Kryeziun i cili do t’i japë shtysë dhe energji grupit të ri të valleve për të qenë sa më të përgatitur në paraqitjet e ardhshme skenike.

Në Festivalin Folklorik Kombëtar të Valles Popullore në Lushnjë të mbajtur nga data 23-24 tetor, kanë marr pjesë grupe artistike nga Dibra, Kukësi, Lezha, Durrësi, Elbasani, Vlora, Gjirokastra, nga Kosova dhe Maqedonia.  Kurse ky festival është organizuar nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit të Lushnjës. /TV GLOBI/

12188466_10204994133793994_405609998_n12181753_10204994134514012_1615108376_n12180180_10204994132993974_988194342_n12179974_10204994134274006_774928994_n12179202_10204994133473986_1102752813_n12178219_10204994134034000_174830135_n

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *