Gruvski: Kongresi i EPP-së mundësi për bisedime me krerët evropianë

Gruvski: Kongresi i EPP-së mundësi për bisedime me krerët evropianë

Kongresi në Madrid ishte një mundësi e madhe për të dëgjuar mendimet, informacionet interesante dhe për të bërë biseda dhe takime joformale me shumë njerëz të cilët janë këtu, ndërsa të pranishëm ka një numër të madh të kryeministrave apo kandidatë për kryeministra dhe kryetarë të partive politike djathtiste, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski, njofton MIA.

Ai vuri në dukje se e ka shfrytëzuar mundësinë për të folur në disa tema. Gjithashtu, tha ai, isha i pranishëm edhe në samitin këtu të Partisë Evropiane Popullore i cili ishte në kuadër të Kongresit të partisë në të cilin tema kryesore, përveç të tjerave, ishte kriza e migrimit, në të cilën pata edhe fjalim. “U fokusova në krizën migruese nga aspekti i Maqedonisë. Kemi trajtim human ndaj tyre, duke bërë të mundur logjistikën mjekësore dhe logjistika të tjera”, tha Gruevski. Ai tha se u fokusua në krizën politike në të cilën ai informoi se është miratuar Ligj për Prokurorin Publik Special, se është votuar dhe prokurori special, ndërsa nënvizoi se tani fokusi është në çështjet që lidhen me organizimin e këtyre zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Maqedonisë.

Ai ka kërkuar edhe angazhim dhe mbështetje më të madhe të anëtareve të Partisë Popullore Evropiane për t’i filluar negociatat me BE-në për anëtarësim në NATO, duke theksuar se Maqedonia është në pritje për shumë kohë dhe se kjo gjë e dëmton vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *