Hajni kapet duke vjedhur në një market në Gostivar

Hajni kapet duke vjedhur në një market në Gostivar

Një 24 vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi është kapur duke vjedhur në një market i vendosur në një qendër tregtare në Gostivar.
Nga MPB informojnë se M.A. 25 vjeçar nga fshati Gllumovë i Shkupit, mbrëmë rreth orës 20:30 është privuar nga liria, pasi është hasur duke kryer veprën penale “vjedhje” nga një objekt shitës i cili nodhet në rrugën “JNA” në Gostivar.

Ai është mbajtur në Stacionin Policor në Gostivar dhe pas zbradhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ketë parashtresë adekuate.

Hajduti nga Shkupi, siç njoftojnë nga MPB, edhe më herët është regjistruar nga kamerat e sigurisë si kryen vjedhje, ndërsa ka qenë i njohur edhe për policinë për kryerjen e veprave të ngjashme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *