Halil Kastrati dhuron 150 pako ushqimore për familjet nevojtare në Gostivar

Halil Kastrati dhuron 150 pako ushqimore për familjet nevojtare në Gostivar

Sot Organizata komunale e Kryqit të Kuq – Gostivar, në bashkëpunim me Komunën e Gostivarit, kanë pranuar donacionin e parë nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” nga Halil Kastrati. Donacioni është i përbërë nga 150 pako ushqimore, të cilët do të ju shpërndahen familjeve me rrezik social në territorin e Komunës së Gostivarit. Distribuimi do të bëhet deri te shtëpitë e familjeve të dedikuara. Pranimi i pakove është konbfirmuar edhe nga kryetari I Komunës së Gostivarit, Arben Taravari.

91848726_2590411757952600_8012504435513098240_n

“Në këto kohë të vështira z.Halil Kastrati di të lehtësojë situatën me veprimin e tij bujar dhe human, si është ai i dhurimit të 150 paketave ushqimore dhe higjenike për familjet në nevojë. Jo të gjithë ata që janë vlerësuar me titullin Qytetar Nderi e kanë justifikuar atë, por z.Kastrati dëshmon me zemrën e tij se e ka merituar këtë emër! Po Halil, je me të vërtetë Qytetar Nderi! Faleminderit me gjithë zemër!”, shkruan kryetari Taravari.

91419512_2590411817952594_6039829044541784064_n

Ndryshe, Komuna e Gostivarit ka shpallur qytetarë nderi humanistin Halil Kastrati një vitë më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *