Han: Është koha e fundit që të ndihmohet në zgjidhjen e krizës së migrantëve

Han: Është koha e fundit që të ndihmohet në zgjidhjen e krizës së migrantëve

Një ekip nga Komisioni Evropian së bashku me ekspertë nga Maqedonia nga e hëna do t’i vlerësojnë dhe konfirmojnë nevojat për pajisje, resurset njerëzore dhe ndihmën financiare që do t’u nevojitet autoriteteve për ballafaqimin me krizën migruese në kufirin jugor.

Këtë sot e paralajmëroi eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore të BE-së, Johanes Han gjatë vizitës së qendrës pranuese për migrantë në Gjevgjeli, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, drejtorin e Byrosë për siguri publike Goranço Savovski dhe euroambasadorin Aivo Orav.
Han është i kënaqur nga mënyra në të cilën Maqedonia ballafaqohet me krizën migruese dhe thotë se është koha e fundit që të ndihmohet në zgjidhjen e situatës.

“Do t’i ndihmojmë edhe vendit tuaj t’i dalë në fund situatës. Siç veçmë u informova në bazë ditore pranohen rreth 6.000 refugjatë, mesatarisht. Mendoj se kjo është sfidë për vendin tuaj, si dhe për vendet tjera, si do të ishte mirë të gjithë të gjejnë zgjidhje për këtë çështje”, deklaroi Han.
Ai theksoi se ka parë se me sukses ballafaqohemi me situatën e refugjatë dhe shprehi falënderim deri te autoritet.

“Bashkimi Evropian është i interesuar t’i ndihmojë sistemit të vendit tuaj që të ballafaqohet me këtë situatë. Pikërisht për këtë shkak të hënën do të vij një ekip nga Komisioni Evropian i cili së bashku me ekspertë nga vendi juaj do ta bëjnë vlerësimin e vërtetë me qëllim që t’i identifikojnë nevojat, pajisjet, resurset njerëzore dhe ndihmën financiare e cila do t’u nevojitet autoriteteve tuaja të ballafaqohen me këtë situatë”, tha Han.

Kuptohet, shtoi, nga ana tjetër, paraqet edhe detyrë për ne vendet anëtare t’i përforcojmë kufijtë tanë të jashtëm dhe gjithashtu është shumë me rëndësi edhe për vendet tjera nga rajoni të ballafaqohen me këtë situatë.

“Javën e kaluar propozova ridestinim të mjeteve financiare nga Turqia të jenë për rajonin. Bëhet fjalë për shumë prej 1,5 miliardë dollarë që të mundet rajoni të ballafaqohet me këtë sfidë dhe të munden njerëzit që vijnë këtu me këtë ndihmë ose të mbeten këtu ose të kthehen në vendet e tyre, sepse njerëzit gjithmonë kuptohet se preferojnë të kthehen në vendet e tyre të prejardhjes. Kjo do të paraqiste mundësi të mirë për to”, theksoi Han. / Alsat-M

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *